Zidane: Duam të fitojmë gjithçka. Dëmtimi i Varane? Tha se nuk është serioz

schedule08:36 - 2 Maj, 2021

schedule 08:36 - 2 Maj, 2021

Zinedine Zidane ishte pozitiv pas fitores 2-0 të Real Madrid ndaj Osasuna mbrëmjen e djeshme. Raphael Varane u detyrua të pushojë në pjesën e parë pas shqetësimeve në këmbën e tij të djathtë, por Los Blancos u mblodhën dhe shënuan dy golat e fitores, që i mban në garë për titullin. Trajneri e komentoi kështu:

“Varane? Shpresoj të jetë diçka jo serioze, por nuk mund t’ju them më shumë për momentin. Varane thotë se është dhimbje e lehtë dhe shpresoj se është. Shumë gjëra na kanë ndodhur, por sot kemi tre pikë më shumë dhe do të luftojmë deri në fund. Ne mundemi!

Nuk po them se ne do të fitojmë gjithçka, por do të bëjmë çka mundemi që të përpiqemi të fitojmë. Hazard bëri shumë mirë, veçanërisht pranë Benzema. Them se u paraqit mirë. Sot ishim shumë miorë fizikisht dhe mendërisht. Luajmë çdo rtre ditë dhe këto dy detaje janë shumë të rëndësishme”, u shpreh Zidane. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!