Zinedine Zidane u rikthye të flasë për mediat pas më shumë se 7 javëve mungesë. Hera e fundit që strategu francez foli, ishte pas humbjes së skuadrës së tij nda Real Betis. Edhe pse Reali e ka ndërprerë sezonin në mënyrën më negative të mundshme, Zidane beson se djemtë e tij, do ta kthejnë situatën përmbys dhe do të luftojnë për të dy trofetë.
“Duhet të jemi pozitivë, të mendojmë pozitivisht. Ky është hapi i parë. Të ardhmen e shoh me pozitivitet, do të kemi një mbyllje të fortë të sezonit. Kjo është në ADN-në e klubit.
Ne jemi shumë të lumtur së bashku, po stërvitemi në grup dhe të jem i sinqertë, futbollistët duken në formë të mirë fizike. Rikthimi i stërvitjes? Diçka që iu pëlqen futbollistëve, por futbolli iu pëlqen më shumë”, u shpreh strategu francez./abcnews.al
Zidane reaparece en público, ambicioso: “Queremos ganar títulos, va en el ADN del club” https://t.co/vq5kN3cmcg
— MARCA (@marca) May 20, 2020