“Zidane do të jetë trajner i PSG-së sezonin e ardhshëm”

schedule08:50 - 10 Qershor, 2022

schedule 08:50 - 10 Qershor, 2022

Zinedine Zidane së shpejti do të drejtojë PSG-në. Ndonëse shumica e mediave franceze javë më parë kishin shpjeguar se Zizou nuk kishte ndërmend të pranonte postin nga PSG për shkak se synonte të ulej në stolin e kombëtares franceze, ka një gazetar që mendon të kundërtën dhe mendimi i tij nuk mund të konsiderohet sigurisht i parëndësishëm.

Këtë e ka thënë gjatë transmetimit “After RMC” gazetari Daniel Riolo, i njëjti që ka dhënë paraprakisht sigurinë e kalimit të Messit te parisienët.

Zidane drejt PSG-së

Është në fakt Daniel Riolo, ai që para të tjerëve kishte parashikuar ardhjen e Messit në PSG dhe gjithashtu rinovimin e Mbappe. Tani ai ka folur për të ardhmen e Zidane dhe këtë e ka bërë në programin e tij “After RMC”, duke thënë se trajneri do të drejtojë klubin parizien sezonin e ardhshëm. Në të kaluarën e afërt, të paktën dy nga thashethemet e tij në treg kanë rezultuar të vërteta. Ky do të ishte përfundimisht i treti. /abcnews.al/