Kreu i ASH-së në Maqedoninë e Veriut, Ziadin Sela ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani.
“Sot me dhimbje po ndahemi nga një mik, baba, politikan, atdhedashës, intelektual i ngritur, i sinqertë dhe kombëtar” ka shkruar lideri i ASH -së Ziadin Sela.
Ai u shpreh se i përjetshëm do të jetë kujtimi për presidentin Bujar Nishani.
Postimi i Selës:
Sot me dhimbje po ndahemi nga një mik, baba, politikan, atdhedashës, intelektual i ngritur, i sinqertë dhe kombëtar. Ngushllime familjes Nishani, Republikës së Shqipërisë dhe mbarë popullit shqiptar!
/Abcnews.al/


