Zi në futbollin panamez, vdes papritur golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares

schedule12:11 - 29 Janar, 2024

schedule 12:11 - 29 Janar, 2024

Lajmi për vdekjen e papritur të Luis Tejada në moshën 41-vjeçare shkaktoi tronditje në futbollin panamez. “Bomberi” u rrëzua teksa luante futboll amator dhe raportimet e para janë për atak kardiak.

Tejada ishte golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares panameze me 43 gola në 108 paraqitje, ndërsa në vitin 2018 ishte pjesë e skuadrës që arriti në Kupën e Botës në Rusi./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!