Zhytet në thellësi të detit për të kapur “objektivin”, i riu shqiptar kap peshkun gjigant

schedule09:11 - 10 Tetor, 2022

schedule 09:11 - 10 Tetor, 2022

Mimi Ziu merret me peshkim prej më shumë se një dekade. Ajo që është më e veçantë është se ai peshkon duke u zhytur në thellësi të detit. I ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, Mimi tregoi se si arrin të mbajë frymën dhe të zhytet në thellësi për të kapur objektivin e tij, siç e cilësoi ai.

Sipas tij, ky është një pasion i trashëguar pasi dhe xhaxhai dhe stërgjyshi i tij merreshin me peshkim. Ai tregoi se peshku më i madh që ka kapur në gjyeti dyshe ka qenë 40 kg. Duke folur për rreziqet e zhytjes në thellësi të detit, Mimi shpjegoi se çfarë duhet bërë për të mos rrezikuar jetën.

“Gjuetia është nën ujore nën apnea, duke mbajtur frymën. Gjuetia me bombula është e ndaluar sepse hyn te gjuetitë shfarosëse. Varet nga peshku që kërkon dhe në çfarë vendi shkon e gjuan. Po të shkosh në jug, thellësia është e madhe dhe detyrohesh të hysh më thellë në mënyrë që të gjesh peshkun.

Në momentin që e di se ka peshk, pjesa e mbajtjes së frymës është më e lehtë sepse je i fokusuar te objektivi. Në momentin që zbret se nuk ka peshq, të shkon mendja dhe te fryma. Kemi një orë që mat thellësinë dhe kohën e rikuperimit kur del në sipërfaqe.

E mira është që në momentin që del në sipërfaqe të rrish dyfishin e kohës që ke ndenjur i zhytur.”, tha ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!