Tirana bëri bashkë më të mirët e neurokirurgjisë. Mjekë të nderuar nga Spanja erdhën në Shqipëri për të zhvilluar konferencën shkencore të neurokirurgjisë, nga ku ndan eksperiencat e tyre profesionale me njëri tjetrin. Një prej organizatorëve të kësaj konference, profesor doktor Kita Sallabandra i cili prej vitesh është një prej neurokirurgëve më të mirë në Spanjë, thotë se kjo konferencë është mjaft e domosdoshme. Sipas tij spitali Amerikan është shembulli që neurokirurgjia ka avancuar në vendin tonë.
Prof. Dr. Luis Ley presidenti i shoqatës Spanjolle të neurokirurgjisë, dhe Prof. Dr. Jesús Lafuente, Zv. President i Shoqatës Botërore të Neurokirurgjisë dhe President i mëparshëm i Shoqatës Europiane të Neurokirurgjisë, vlerësuan këtë konferencë duke e quajtur elitare.
“Vijmë nga Spanja në Shqipëri për këtëkonferncën shkencore. Iniciator ishte doctor Kita Sallabandra, I cili bëri të mundur këtë bashkëpunim mjaft të frytshëm për neurokirurgjinë. Kemi ndarë shumëe ksperienca, kemi ndarë me njëri tjetrin mënyrën si trajtojmë pacientët pasi rastet janë të njëjta.”
“Në këtë konferencë ka specialistë të shkëlqyer të neurokirurgjisë, si nga Spanja ashtu dhe nga Shqipëria. Është një kongres që do ta quaja elitar, pasi edhe interesi ka qenë I lartë. Është një kongres që do na bëjë të mësojmë shumëe dhepër sa I përket metodave nga më të avacncuarat për ndërhyrjetn në neurokirurgji. “
Profesori i asociuar, neurokirurgu Artur Xhumari, tha se gjatë konferencës me kolegët e tij spanjollë ka vënë re më tepër ngjashmëri se dallime për sa i përket metodave bashkohore të trajtimeve në neurokirurgji.
Neurokirurgu i njohur, profesor doktor Mentor Petrela ishte një prej bashkëthemeluesve të kësaj konference. kolegët e tij u shprehën se falë punës së tij, neurokirurgjia shqiptare ka bërë emër në Europë.