Më 26 maj, sirianët do të zgjedhin një president, në mes të krizës ekonomike dhe pandemisë Corona. Fituesi tashmë është përcaktuar: Bashar al-Asad. Sundimi i tij nuk duket se do të marrë fund.
të zi.
“Hipotekë e rëndë” për Moskën
Rusia ka investuar shumë në Siri, si politikisht ashtu edhe ushtarakisht. “Siria është një hipotekë e rëndë për Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin,” thotë Kristin Helberg. Një gjë është e qartë: Rusia nuk mund ta stabilizojë vendin e vetme.
Shumë e konsiderojnë situatën e sigurisë të paqëndrueshme. I ashtuquajturi Shteti Islamik nuk është larguar asnjëherë nga Siria – mijëra terroristë thuhet se janë ende nën ilegalitet në zonën kufitare siriano-irakiane. Prania ushtarake e Iranit shihet gjithashtu si një kërcënim i madh – veçanërisht nga Izraeli.
Pjesa më e madhe e infrastrukturës së vendit është shkatërruar. Në zonat e kontrolluara nga regjimi, mjerimi po rritet. Njerëzit qëndrojnë në radhë për bukë me orë të tëra. Radhë të gjata krijohen para pompave të benzinës, sepse benzina është bërë një mall i pakët. “Rusia dëshiron që Perëndimi të pajtohet me Asadin – edhe për të financuar rindërtimin, sepse Rusia nuk ka para për ta bërë këtë,” thotë Kristin Helberg.
Bashar al-Assad, 03.05.2021
Putini ka nevojë për aleatë për Sirinë. Dhe ka të dhëna se disa vende, veçanërisht në rajon, tashmë janë të interesuar për normalizimin e gjendjes në Siri. Egjipti po përpiqet ta ripranojë Sirinë në Lidhjen Arabe që në 2018-n Emiratet e Bashkuara Arabe rihapën ambasadën e tyre në një nivel më të ulët diplomatik.
E diskutueshme është nëse dhe kur Arabia Saudite do të ndjekë shembullin e tyre. Këto shtete janë të interesuara më fort ta lidhin Sirinë me botën arabe – larg ndikimit iranian dhe turk, thotë Julien Barnes-Dacey, drejtor i programeve të Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut në Qendrën Evropiane për Marrëdhëniet me Jashtë. Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë që realitetet në vend do të ndryshojnë si rezultat. Një kthim i Asadit në skenën e madhe politike – për shembull në Uashington ose Paris – aktualisht duket se përjashtohet.
Rindërtimi të lidhet me kushte
Siria është e shkatërruar ekonomikisht – kësaj i shtohen sanksione të SHBA, si dhe ato të Evropës. Edhe Evropa edhe SHBA financojnë gjithashtu një pjesë të madhe të ndihmës humanitare për Sirinë.
Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Gjermanisë njoftoi se nuk do të ketë rindërtim ose normalizim të marrëdhënieve me regjimin, për sa kohë që ai nuk merr pjesë në një proces të besueshëm politik nën udhëheqjen e Kombeve të Bashkuara. Dhe situata deri tani nuk duket e tillë./DW
*titulli redaksional*