Zhvillimet në veriun e Kosovës, analisti Pozhari: Rama duhet të prononcohet

schedule15:55 - 7 Nëntor, 2022

schedule 15:55 - 7 Nëntor, 2022

Analisti nga Kosova, Xhevdet Pozhari në një lidhje direkte me studion e ABC Live ka bërë thirrje që kryeministri Rama duhet të ketë një prononcim për zhvillimet e deritanishme atje. I pyetur nga gazetarja Sibora Bitri për gjendjen aktuale në veriun e Kosovës, Pozhari u përgjigj se:

Mitrovica sot është zgjuar më e qetë se çka pritej, sepse njëherë u krijua një narracion kryesisht nga mediat serbe se ka një përshkallëzim të situatës, se kjo ishte një ishte një situatë e pakthim, megjihtatë, të gjithë ato që i ndjekin zhvillimet nga afër, kjo ishte më shumë një taktizim i Serbisë, kur procesi i dialogut hyn në një fazë shumë vendimtare. Është një strategji që nuk është e hera e parë, duke u vënë kundër marrëveshjeve që ata vetë i kanë nënshkruar, siç është marrëveshja për targat”.

Sipas analistit Xhevdet Pozhari po vërehet një nervozizëm i shtuar i Z. Vuçiç, në lidhje me mashtrimet që i ka bërë bashkësisë ndërkombëtare dhe popullit të tij në raport me situatën reale në Kosovë. Sipas Pozharit, për situatën aktuale duhet të prononcohet dhe kryeministri Rama.

Kryeministri Rama duhet të gjejë kohë të prononcohet për këtë që po ndodh në Kosovë, përderisa kemi qenë dëshmitarë se shpeshherë ka ditur që të prononcohet për ngjarjet që kanë ndodhur në një provincë të Kinës, të mos jetë i heshtuar në rrethana ku procesi i dialogut ka hyrë në një fazë të rëndësishme’ tha Pozhari.
Për analistin Pozhari ‘në fakt kjo nuk është hera e parë që Lista Serbe largohet nga institucionet e Kosovës, jo në mënyrë kaq deçizive. Gjithnjë largimet e saj i ka kushtëzuar me kërkesa shtesë. Një nga kërkesat e saj ka qenë asocacioni i komunave serbe“.

Pra, presioni i tyre është i qartë, kërkojnë që të kalojnë në ofensivë me kërkesat e tyre duke shpërfilluar gjendjen reale në këtë vend. Sipas Pozharit serbët që jetojnë në Kosovë janë njerëzit më të ekspozuar ndaj presioneve që vijnë nga Serbia, aty është bërë një çerdhe e kriminelëve dhe kontrabanduesve, aty ka dhe njerëz që kanë dalur kundër politikave që kanë mbi të gjitha interesa meskine, shtoi Pozhari. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!