Bayer Leverkusen e ka seriozisht. Devin Ozek ka zbarkuar në Milano dhe objektivi është transferimi i Robin Gosens nga Interi.
Gjermani nuk e ka gjetur veten te zikaltrit dhe “Aspirinat” po tentojnë ta huazojnë për 2 milionë euro, me klauzolën e të drejtës së blerjes për 28 milionë euro.
Interi do të donte që të kthehej detyrim blerje për kushte të caktuara dhe palët po diskutojnë për këtë pikë, që është e rëndësishme për të gjetur marrëveshjen. / abcnews.al