Paqartësi për të ardhmen e një prej titullarëve të Interit. Tuttosport raporton se mbrojtësi Diego Godin mund të largohet nga zikaltrit këtë verë. Uruguaiani është aktivizuar nga trajneri Antonio Conte ne 16 ndeshje, 12 prej të cilave si titullar në Serie A.
Fakti që ka qëndruar disa herë në stol e ka bërë atë të mendojë për një largim në merkaton e verës. Ai priste të ishte një lojtarë i rëndësishëm për Interin dhe do të shohë opsionet që do t’i ofrohen në dritaren e transferimeve pas mbylljes së këtij sezoni.
SPONSORI TEKNIK – Pas 20 vitesh Interi mund të ndërpresë bashkëpunimin me Nike. Klubi zikaltër bashkëpunon me gjigantin amerikan të veshjeve që nga viti 1998 dhe nga Italia ka lajme të ndryshme, teksa thuhet se mund të bisedohet edhe për rinovim.
Aktualisht Interi përfiton 10 milion euro në sezon nga marrëveshja me Nike, shumë më pas se sa Juventusi merr nga ADIDAS: 51 milion euro. Në marrëveshjen me gjermanët një rol kyç te bardhezinjtë luajti Beppe Marotta, i cili tashmë është pjesë e Interit. /abcnews.al