Zhvendosja e tregut nga qyteti në periferi i ngriti në protestë të hënën shitësit ambulantë të Belshit.
Pranojnë se kushtet në tregun e ri janë më të mira, por i frikësohen distancës prej disa kilometrash nga qyteti që sipas tyre mund të pengojë frekuentimin nga blerësit.
Ndërtimi i tregut të ri ka qënë kërkesë e kahershme e shitësve por thonë se për caktimin e vendndodhjes, drejtuesit e bashkisë Belsh nuk janë konsultuar me ta.
Pas protestës jashtë bashkisë ata u futën me forcë brenda ndërtesës ku kërkuan sqarime nga përfaqësues të institucionit.
Mustafa Çarçiu, Sekretar i pergjithshem i Bashkisë Belsh tha se tregu i vjetër nuk kishte kushte dhe dëmtonte imazhin e qytetit që vizitohet nga turistë të shumtë.
Pavarësisht informacioneve që morën në bashki tregtarët thanë se protesta e të hënës do të pasohet edhe nga të tjera nëse nuk do të lejohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre në tregun e vjetër brenda qytetit./abcnews.al