Zhvendoset me sukses anija Ever Green e bllokuar prej 6 ditësh në Kanalin e Suezit

schedule12:19 - 29 Mars, 2021

schedule 12:19 - 29 Mars, 2021

Pas gjashtë ditësh e bllokuar në Kanalin e Suezit më në fund anija Ever Green , është zhvendosur.

Autoriteti i Kanalit Suez  tha se anija  Ever Green “është zhvendosur me sukses. Kjo ishte rezultat i manovrave të suksesshme të tërheqjes që çuan në zhvendosjen e anijes në  80%.

 

Anija,e cila peshon më shumë se 200,000 ton, është larguar nga bregu perëndimor i kanalit duke bërë të mundur hapjen e trafikut. Sterna tani ishte rreth 335 metra larg bregut, sipas Autoritetit të Kanalit të Suezit.

Ndërsa anija po lëvizte, ajo që mbeti e paqartë është nëse harku – një zgjatim në pjesën e përparme të anijes  është plotësisht i pastër nga papastërtitë dhe mbeturinat. Nëse është akoma e ngecur në argjilë ose pengohet nga shkëmbinjtë, optimizmi i mëngjesit të sotëm mund të zbehet shpejt.

 

Kanali i Suezit, afërsisht 190 km i gjatë, merret me rreth 10% të tregtisë ndërkombëtare detare dhe çdo ditë që ndalet shkakton vonesa dhe kosto të konsiderueshme. Në total, gati 400 anije mbetën të bllokuara në skajet dhe qendrën e kanalit që lidh Detin e Kuq me Detin Mesdhe./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!