Zhvendoset anija gjigante, Kanali i Suezit drejt zhbllokimit

schedule15:56 - 24 Mars, 2021

schedule 15:56 - 24 Mars, 2021

Është zhvendosur anija gjigande e kontejnerëve që ka bllokuar Kanalin e Suezit prej më shumë se një dite.

Mediat e huaja bëjnë me dije se së shpejti pritet që të nisë dhe lirimi i trafikut të krijuar nga Evropa në Azi për shkak të pranisë së anijes në këtë kanal.

Autoriteti i Kanalit të Suezit tha se anija 220 mijë tonëshe Ever Given, 400 metra e gjatë, ishte bllokuar të martën në mëngjes në kanal pasi kishte humbur kontrollin për shkak të erërave të forta dhe një stuhie rëre.

Rreth 30% e transportit detar të mallrave kalon nëpër kanal çdo ditë, duke transportuar mallra nga më të ndryshmit, nga karburantet tek ato të konsumit. Rruga alternative rreth kepit të Afrikës për anijet që udhëtojnë midis Azisë dhe Evropës, kërkon një javë më shumë kohë.

Sipas mediave anija e bllokuar ishte e pozicionuar në mënyrë diagonale në kanal, duke e bllokuar atë pjesërisht.

Ndërkohë për lirimin e saj kanë punuar fadromat të cilat kanë pastruar rënën dhe shkëmbinjtë përreth saj.  Kompania e shërbimeve detare GAC me bazë në Dubai, tha se Ever Given më në fund ishte zhvendosur pjesërisht duke lëvizur përgjatë bregut të kanalit.e.su./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!