Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa në seancën e sotme të Kuvendit ka thirrur në interpelancë ministren e Arsimit Evis Kushi.
Ndër të tjera, deputetja vuri në dukje se kjo maturë është e pandemisë, ku përgjatë këtyre tre viteve kanë zhvilluar mësimin në kushte jo normale. Sipas saj nxënësit dhe prindërit janë në dilema.
“Për herë të parë kemi maturën e pandemisë. Ka nisur në 2019 dhe semestrin dytë të vitit të parë e kanë zhvilluar në kushte të tmerrshme pandemie. Vëmendje të mësimi do të ishte edhe më e ulët. Aq më pak në Shqipëri që ne mësimin online e futëm me shumë bështirësi. Nuk duhet të harrojmë që vitin e dytë po ashtu e bënë në miksim.
Duhet të merret parasysh se si do të harmonizohet ky problem që lidhet me mësimin online dhe fizik që lidhet me këto tre vite. Ju zonja ministre duhet të tregoni për testet pilote.
Mungon totalisht konstituivi i organizmave të mirëfillta. Për këtë vit janë bërë vetëm dy konsulta. Janë të pamjaftueshme. Nuk ka prind sot që nuk gjen dilema.
Tezat e provimeve bien ndesh me kurrikulën dhe programin bazë. Rasti më i fundit është ai i maturës 2021. Nxënësit protestuan për testin e matematikës dhe ju zgjodhët një rrugë të shkurtër për të ulur kufirin, por kjo nuk është zgjidhja”, tha Zhupa. /abcnews.al