Zhupa flet për ABC: Grupi i PD të bashkohet në shtator, betejën e kemi me PS

schedule15:23 - 27 Gusht, 2022

schedule 15:23 - 27 Gusht, 2022

Deputetja demokrate, Ina Zhupa është e bindur se në kushtet kur beteja parlamentare pas shtatorit do të jetë e ashpër është moment që të i gjithë grupi parlamentar i PD të konsolidohet.

Në një intervistë për ABC, Zhupa deklaron se duhet të hiqet dorë nga pezullimet dhe përjashtimet e deputetëve dhe me një drejtues të ri në krye të grupit, demokratët të bashkohen.

Kur kanë ngelur edhe pak muaj nga zgjedhjet vendore, Zhupa e cilëson të domosdoshëm konsensusin që PD të dalë me vetëm një kandidat në këto zgjedhje.

Thotë se e vetmja zgjidhje për të shuar ndasitë mes demokratëve është përfshirja e të gjithëve në sistemin e primareve për të zgjedhur kandidatët.

Sali Berisha ka deklaruar se në zgjedhjet vendore do të ketë një koalicion me Partinë e Lirisë të drejtuar nga Ilir Meta, pa cënuar procesin e primareve që do të zhvillohet brenda vetë demokratëve./Abcnews.al/