Reinier Jesus ishte një nga afrimet e Dortmund në merkaton e verës. Klubi gjerman arriti akordin me Real Madrid për huazimin e 18-vjeçarit brazilian.
Mesfushori i talentuar ofensiv po has probleme në Bundesligë dhe deri tani numëron 105 minuta aktivizim me verdhezinjtë e Lucien Favre.
Diçka e tillë shqetëson “Los Blancos” (shpenzuan 30 milion euro pwr ta marrë nga Flamengo), teksa drejtori sportiv i Dortmund, Michael Zorc rrëfen se adoleshenti nuk gëzon një formë të mirë.
Reinier e ka luajtur sfidën e fundit si titullar në muajin mars. “Ka kaluar muaj pa u stërvitur apo luajtur në Spanjë“, deklaron Ruhr Nachrichten, gazeta dortmundase. /abcnews.al