Zhgënjim dhe kritika, Lukaku: Rezultat negativ, po gabojmë shumë në mbrojtje

schedule23:19 - 21 Tetor, 2020

schedule 23:19 - 21 Tetor, 2020

Romelu Lukaku shënoi dy gola mbrëmjen e sotme, por Interi nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 në “San Siro” përballë gjermanëve të M’Gladbach.

Zikaltrit e nisën me një pikë aventurën e këtij sezoni në Champions League, teksa bomberi belg nuk e fsheh zhgënjimin në prononcimin e dhënë pas ndeshjes.

Barazimin nuk e quaj një rezultat të mirë, pasi jemi në gjendje dhe i kemi mundësitë të bëjmë më shumë. Duhet të tregohemi më të fortë në aspektin psikologjik, por edhe në mbrojtje.

Pësuam dy gola për gabimet tona, por humbëm edhe shumë raste. Mund të kishim shënuar edhe gola të tjerë“, deklaroi për Sky Sport sulmuesi i ekipit italian. /abcnews.al