Për analistin Artur Zheji po bëhet një betejë për pushtet brenda grupit të Partisë Demokratike, ndërkohë që shumica kërkon dorëheqjen e Lulzim Bashës.
Në studion e “Log.” me Endri Xhafon, Zheji theksoi se çështja nuk është largimi i Bashës, por kush vjen pas tij dhe si ndërtohet tryeza e bashkimit.
Lexo edhe: Vangjeli: Më erdhi keq kur pashë çfarë i bënte Duma-Bashës në ambientet e Kuvendit
“Unë njoh ultimatumin Berisha. Këto janë kryengritje të pjesës. Këto janë të largohet Basha sepse nuk thonë dot të vijë Berisha. Por le ta thonë. Nuk mendoj se zgjidhet problemi i bashkimit thjeshtë se largohet Basha. Kush vjen? Si ndërtohet tryeza e bashkimit. Kjo është çështja. Basha do largohet nuk ka problem. Duket sikur po bëhet një betejë për pushtet brenda grupimit. Nëse demokratët vendosën që PD do të kryesohet nga themeluesi i saj do ti kthehen Berishës, nuk ka palë të treta. Por shpatullat e Berishës e sollën situatën deri këtu. mund të kalojë në komedi. Tja lëmë edhe kohës. Fjalët e Bashës, si premtim për dorëheqje. Deklaratat e Berishës janë radikale, refuzuese për çdo lloj dialogu me Bashën. Por pavarësisht fitores është në minorancë me Ramën. Unë e pashë edhe në intervistë doktorin pashë që kishte ngarkesën emocionale ndaj Bashës”, tha ai. /abcnews.al

