Analisti Artur Zheji i ftuar në emisionin “Log.” në Abc me Endri Xhafon ka bërë deklarata të forta.
“Afër njerëzve të pushtetshëm si Berisha rrinë ca njerëz hiena që përfitojnë nga lufta nën hijen e doktorit për të kapur ca poste. Ata janë nxitësit më të mëdhenj. Një PD e çarë me nuanca amerikane nuk vjen kurrë në pushtet sepse kalon nga një ditë në gri në një ditë të zezë. Por rrjedha e historisë s’i dihet”, shtoi Zheji.
Analisti Mentor Nazarko shtoi se “Foltorja” e ish-kryeministri Sali Berisha nuk tregon demokratizim.
“ Çfarë është Foltorja. Magneti. Thërrmijat magnetike i kontribuojnë këtij aktivizimi të Berishës. A është ky demokratizim, unë nuk besoj se është. S’kemi afirmim të figurave të reja. Forma e zgjedhur për t’u përplasur me Bashën dhe Amerikën është e përzgjedhur nga kulti i individit”. be.k/abcnews.al