Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zhegrova shkon te “Zonja”/ Sulmuesi i Kosovës transferohet te Juventus në Serie A

schedule22:49 - 31 Gusht, 2025

schedule 22:49 - 31 Gusht, 2025

Pritet firma në kontratë dhe prezantimi, por Edon Zhegrova mund të quhet që tani një futbollist i Juventus.

“Zonja e Vjetër” ka mbyllur transferimin e sulmuesit të kombëtares së Kosovës, duke paguar 20 milion euro për kartonin e tij.

Pas një tratative të gjatë, gjigandët e futbollit italian arritën marrëveshjen me Lilën, ndërsa vetë Zhegrova do të zhvillojë të hënën testet mjekësore.

Më pas, 26 vjeçari do firmosë kontratën deri në qershor të vitit 2030, nga e cila pritet të fitojë 2.5 milion euro në sezon bashkë me bonueset.

Në këtë mënyrë, Edon Zhegrova bën kapërcimin e madh në karrierën e tij, ndërsa në Serinë A i bashkohet kolonisë së madhe të futbollistëve shqiptarë që luajnë atje.

Transferimi i “Dardanit” te Juventus vjen pas shkëlqimit në sezonin e shkuar me Lille.

Ndërkohë te skuadra bardhezi, Zhegrova do të gjejë shokun e tij Jonathan David, me të cilin shkëlqyen në edicionin e fundit në Francë dhe Europë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!