Lojtari i përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova mund të ndryshojë skuadër gjatë kësaj merkatoje.
Zhegrova i cili aktualisht aktivizohet me Bazelin, ka interesime nga kampionati francez.
Kampionët në fuqi të Ligue 1, Lille dhe Lyon kërkojnë shërbimet e lojtarit, teksa e shikojnë 22-vjeçarin si një lojtar të rëndësishëm për formacionin e tyre.
Kujtojmë se Zhegrova ka kontratë me Bazelin deri në vitin 2023, dhe cilado skuadër që kërkon transferimin e lojtarit duhet të paguajë minimumi 5 milion franga. /f.a/abcnews.al