Baseli humbi shansin për të dalë në krye të kampionatit. Ekipi zvicerian nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në shtëpi kundër Xamax dhe vazhdon të qëndrojë një pikë larg kryesuesve të Young Boys.
Miqtë shënuan të parët (asist fantastik i Taulant Seferit), ndërsa Baseli barazoi në minutën e 74-të. Edon Zhegrova dhuroi një asist për Kemal Ademin dhe ky i fundit dërgoi topin në rrjetë. Ademi dhe Taulant Xhaka e nisën sfidën si titullarë, ndërsa Zhegrova u fut në fushë në minutën e 16-të.
20-vjeçari i përfaqësueses dardane zhvilloi një ndeshje shumë të mirë dhe ishte rreziku kryesor i Baselit. Paraqitja e Zhegrovës është vlerësuar dhe ai është pjesë e formacionit më të mirë të javës.
Lojtari ofensiv i çon në këtë mënyrë një sinjal trajnerit Challandes të Kosovës për ndeshjet e decizive kundër Çekisë në transfertë (14 nëntor) dhe Anglisë në Prishtinë (17 nëntor). /abcnews.al
View this post on Instagram
?? Das Top-Team der 13. Runde der Raiffeisen Super League. Einverstanden? ?