“Zhdukuni se ia hoqa kunjin”, pse argjentinasi Marcelo Bielsa është “El loco” i vërtetë

schedule21:32 - 11 Shtator, 2022

schedule 21:32 - 11 Shtator, 2022

I çmenduri është nofka e tij dhe kjo histori tregon edhe një herë pse. Marcelo Bielsa është ndryshe nga të tjerët. Trajneri argjentinas është nga ata që nuk ka frikë dhe në shumë raste i ka parë ekipet e tij të marrin një “thes” me gola.

“Unë vdes pas çdo disfate, java pas është ferr. Kur disftatat janë të mëdha, konkluzioni është se trajneri është përgjegjës”, shprehet Bielsa, ndërkohë që pas një ndeshjeje në Copa Libertadores ishte gati t’i jepte fund gjithçkaje.

Humbja e Newell’s Old Boys me rezultatin 6-0 kundër San Lorenzo në vitin 1992 u pasua me një ngjarje të paprecedentë në Rosario, teksa një grup prej 20 ultrasish zbarkuan në shtëpinë e Marcelo Bielsa. Këtij të fundit nuk iu dridh qerpiku.

“Nëse nuk ikni tani, do t’ia heq kunjin granatës”, janë fjalët me të cilat Bielsa iu drejtua ultrasve, sipas biografisë së shkruar nga Tim Rich. Në të është cituar edhe deklarata e një tifozi, dhënë për Marcin, i cili shpreh habinë për atë që iu desh të përballeshin.

“Sytë e tij shkëlqenin çmendurisht. Askush nuk mund ta shihte Bielsën, vetëm granatën në dorën e tij. Ne imagjinonim se mund të na dilte me ndonjë armë gjahu, por jo me granatë”, rrëfen tifozi, i cili me siguri nuk i ka dalë më përpara “El Loco” Bielsës. Normalisht as të tjerët… /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!