Zhdukja në Shqipëri, italiani u dogj në makinë, itinerari dhe dëshmia e gruas:Kishte 400 € me vete

schedule10:47 - 18 Janar, 2021

schedule 10:47 - 18 Janar, 2021

“ABC” zbardh ngjarjen e plotë lidhur me italianin Davide Pekoreli, që u raportua si zhdukje misterioze. Davide Pekoreli është gjetur i djegur brenda makinës së tij në Pukë në datë 5 Janar, por fillimisht policia nuk e ka raportuar ngjarjen duke hetuar nëse kemi të bëjmë me një ngjarje kriminale apo gjithçka ishte aksidentale. Pas hetimeve ka rezultuar pista e dytë, që djegia e tij brenda në makinë ishte aksidentale.

Por cilat ishin lëvizjet e tij dhe si përfundoi në Pukë?

Nga “GPS” i makinës ka rezultuar se mjeti i marrë me qira nga italiani ka lëvizur nga Tirana në Vlorë, nga Vlora në Shkodër, më pas në Pukë ku ka fjetur dy net në Hotel Turizmi. Ai kishte prenotuar edhe për një natë të tretë, por u gjet i djegur në të gëdhirë të datës 5 Janar.

Brenda makinës ka pasur detergjentë dhe produkte të tjera kozmetike për parukeritë, biznes që kishte në vendin tonë. Në makinë është gjetur një orë dhe telefon që i kanë shpëtuar djegies, raporton gazetarja e “ABC” Glidona Daci.

Dëshmia e gruas

Ish-gjyqtari italian Pekoreli kishte fëmijë me një shqiptare dhe prej një viti kishte nisur të investonte edhe në Tiranë. Në dëshminë e saj gruaja shqiptare e italianit është shprehur para grupit hetimor se Davide në datë 3 Janar kishte lëvizur nga Vlora në drejtim të Pukës dhe se me vete kishte 400 euro.

“ABC” sjell pamjet e makinës në flakë, të cilën italiani kishte marrë me qira sapo kishte zbritur në Shqipëri. Kjo e fundit u gjet e djegur në rrugën Gjegjan-Reps, në Pukë. Davide Pekoreli ka arbitruar gjatë karrierës në Serinë C italiane, ndërsa ka shërbyer si arbitër i katërt në Serinë A. /db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!