Kreu i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka mbërritur këtë mbrëmje në Shkodër. Vizita e kreut të policisë në Shkodër vjen pas zhdukjes së mistershme të tre të rinjve.
Gazetari Simon Shkreli raporton për abcnews.al se Veliu është duke zhvilluar një takim me drejtorin e Policisë së Shkodrës, Niko Brahimaj.
Mësohet se në takim janë edhe drejtuesit e Komisariateve Shkodër dhe Malësi e Madhe.
LEXO EDHE: I zhdukur prej ditësh në Malësinë e Madhe, ky është Klement Pepaj
Deniel dhe Klement Pepaj sëbashku me Vilson Çutajn, u zhdukën pasditen e datës 3 tetor dhe deri më sot asgjë nuk dihet për fatin e tyre.
Nga hetimet e deritanishme besohet se shkak për zhdukjen e të rinjve dyshohet të jetë bërë vjedhja e një sasi kanabisi në zonë. g.v/abcnews.al