Zhdukja e Martinajt, Prokuroria e Kurbinit rekurs në Gjykatën e Lartë, ja çfarë kërkohet

schedule21:38 - 6 Janar, 2023

schedule 21:38 - 6 Janar, 2023

Prokuroria e Kurbinit i është drejtuar Gjykatës së Lartë me rekurs sa i përket zhdukjes së “mbretit” të lotove, Ervis Martinaj.

Mësohet se bëhet fjalë për dy kerkesa mbi ish-efektivin e operacionales Jeton Lami, i cili është arrestuar për shpërdorim detyre, ku në njërën prej tyre kërkohet që të lejohet marrja në pyetje e të pandehurit dhe në tjetrën kërkohet lënia në fuqi e vendimit të Shkallës së Parë dhe Apelit.

Kujtojmë se Lami ishte personi i fundit referuar të dhënave që kanë autoritetet hetimore, që është parë në shoqërinë e Martinajt.

Ish-efektivi ra në pranga më 24 gusht të vitit që shkoi me kërkesë të Prokurorisë së Laçit, për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!