Zhdukja e biznesmenit Pecorelli, autoritetet italiane: Shqipëria s’ka sjellë ende mostrat e ADN

schedule09:57 - 5 Shkurt, 2021

schedule 09:57 - 5 Shkurt, 2021

Zhdukja e biznesmenit italian Davide Pecorelli vijon të mbetet akoma mister. Mediat italiane shkruajnë se pala shqiptare ka vonuar dërgimin e mostrave të ADN-së për t’u krahasuar me ato të vëllait të tij Antonello. Sipas saj koha e hetimeve po zgjatet pasi informacionet nuk po vijnë në kohën e duhur nga policia shqiptare.

La nazione shkruan se tre janë elementët që e kanë karakterizuar zbardhjen e plotë të ngjarjes. Së pari partnerja e tij shqiptare me të cilën Davide kishte një djalë, ia ka besuar çështjen avokatit Giancarlo Viti, i cili përfaqëson atë dhe të miturin si palë të prekura në këtë situatë.

Ajo është marrë një pyetje nga pala shqiptare dhe ajo italiane disa ditë pas zbulimit të makinës së djegur të biznesmenit në Pukë.

Së dyti qëndron vonesa e informacioneve nga pala shqiptare. Ndërsa elementi i tretë është dëshmia e mikut sipërmarrës me të cilin Davide Pecorelli donte të hapte një biznes tjetër në zonën e Città di Castello.

Nga “GPS” i makinës ka rezultuar se mjeti i marrë me qira nga italiani ka lëvizur nga Tirana në Vlorë, nga Vlora në Shkodër, më pas në Pukë ku ka fjetur dy net në Hotel Turizmi.  Në dëshminë e saj gruaja shqiptare e italianit është shprehur para grupit hetimor se Davide në datë 3 Janar kishte lëvizur nga Vlora në drejtim të Pukës dhe se me vete kishte 400 euro./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!