Zhdukja e biznesmenit, italianët “zbarkojnë” në Pukë, marrin në dorë hetimin

schedule17:52 - 27 Janar, 2021

schedule 17:52 - 27 Janar, 2021

Ekspertët italianë kanë mbërritur sot në Pukë, për të marrë në dorë hetimin në lidhje me zhdukjen e biznesmenit Davide Pecorelli. Abcnes.al mëson se prokurorët kanë këqyrur makinën e djegur, e cila ishte marrë me qira nga biznesmeni në Rinas, pasi kishte mbërritur në Shqipëri.

Ata po mbledhin provat, ndërkohë prokuroria italiane ka nisur hetim paralel për zhdukjen në Pukë të Pecorelli. Hetuesit në vendin fqinj kanë ngritur pistën e krimit për pasion dhe zhdukjen qëllimshme të biznesmenit për arsye përfitimi. Dyshimet e prokurorisë janë shtuar nga veprimet e bashkëjetueses shqiptare të biznesmenit në Itali. Po ashtu ekziston dyshimi se 43-vjeçari mund të ketë rënë pre e grabitjes.

Lexo edhe: Djegia e biznesmenit në Pukë, edhe Italia hap hetim, dy pista: Krim pasioni, ose vrasje për pronat

Prokuroria e Periugias ka marrë në pyetje bashkëjetuesen e tij. Mediat italiane shkruajnë se ajo fillimisht është marrë në pyetje nga policia shqiptare, seancë e cila ka zgjatur 6 orë dhe më pas ka udhëtuar për në Itali.

Me datë 3 janar Davide u përcoll në aeroportin e Fiumicinos nga një mik i tij, për të udhëtuar më pas drejt Tiranës. Prej andej ai u nis drejt Vlorës dhe në fund në Pukë ku fjeti për dy net, ndërsa kishte rezervuar edhe për një të tretë. Makina e tij u gjet e djegur në këtë zonë mëngjesin e 5 janarit. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!