Zhdukja e avionit “fantazmë” mbi Detin Baltik mbulohet me mister, çfarë dyshohet se ndodhi?

schedule12:01 - 5 Shtator, 2022

schedule 12:01 - 5 Shtator, 2022

Një avion “fantazmë” me katër persona në bord dyshohet se është përplasur në Detin Baltik. Sipas informacioneve të BILD, avioni Cessna kishte numrin e fluturimit OE-FGR.
Avioni është i regjistruar në Austri, por u nis nga jugu i Spanjës dhe mendohej se do të ulej në Këln ose Bon të Gjermanisë.

Por pas nisjes, avioni raportoi probleme me presionin në kabinë. Më pas kontaktet me avionin u shkëputën. Avionët luftarakë spanjollë dhe francezë u ngritën në ajër, por nuk ishin në gjendje të vendosnin kontakt.

Sipas informacioneve të BILD, në avion ishte piloti, një grua, burri dhe vajza e tyre. A humbën ndjenjat ata? Dy avionë Eurofighter u nisën nga Gjermania për të shoqëruar avionin fantazmë Cessna dhe për të zbuluar se çfarë po ndodhet. Po ashtu edhe ata nuk ishin në gjendje të vendosnin kontakt dhe u kthyen në bazë.

Më pas një avion danez F-16 u ngrit në fluturim. Pilotët thonë se panë një avion teksa rrotullohej dhe më pas teksa përplasej në Letoni.

Roja Kufitare Suedeze ka dërguar avionë shpëtimi, anije dhe një helikopter në vendin e rrëzimit. Një zyrtar letonez tha se operacioni po vazhdon me shpejtësi të lartë. Një traget linje është devijuar për të mundësuar operacionin e shpëtimit.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur gjurmë vaji dhe mbeturinash, tha një zyrtar. Ndoshta nuk ka shans që dikush në avion të ketë mbijetuar.

Eksperti i sigurisë ajrore, Hans Kjaell tha se problemet me presionin në kabinë mund të kenë bërë që pasagjerët të kenë humbur ndjenjat.

Sipas tij, kjo gjë ndodh shpejt, veçanërisht në lartësitë ku fluturojnë avionët e vegjël./abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!