“Zhdukja” e audios/ Akuzat për Inter-Juventus, Rizzoli: E vërteta është kjo!

schedule09:20 - 7 Maj, 2020

schedule 09:20 - 7 Maj, 2020

Polemikat për gjykimin në ndeshjen Inter-Juventus të vitit 2018 janë rikthyer sërish, pas një deklarate të bërë nga një ish-prokuror i FIGC, Giuseppe Pecoraro. Mungesa audios së komunikimit të arbitrit me VAR-in, në një rast ku Pjanic duhej ndëshkuar me karton të kuq, ka bërë që të lindin dyshime të mëdha.

Napoli dhe Juventusi rivalizonin fort mes tyre për titullin kampion në Itali dhe  ai takim ishte vendimtar. Tifozët napolitanë nuk e harrojnë atë ndeshje dhe ditët e fundit kanë hedhur akuza të shumta në rrjetet sociale. Në lidhje me rastin në fjalë ka vendosur të flasë Nicola Rizzoli, disenjatori i arbitrave në FIGC.

 

Ai sqaron gjithçka: “Ajo audio nuk ekzistonte. Duhet bërë një sqarim dhe të mos ketë konfuzion. Në protokoll thuhet se janë regjistruar vetëm disa biseda dhe ato regjistrime nuk bëhen nga gjyqtarët, por nga Liga. Ato i jepen AIA (Shoqata e Arbitrave Italianë) nëse duan t’i përdorin për udhëzime në vazhdim.

Vetëm 5-6 raste për ndeshje ngarkohen në internet dhe ne mund t’i përdorim për të mësuar gjyqtarët. Ato klipe dërgohen në IFAB dhe nuk janë në zotërim të AIA. Pecoraro kërkoi regjistrimin e gjithë ndeshjes, por ajo nuk ekziston për asnjë ndeshje të Serie A.

Askush nuk e ka në zotërim, nuk ka ekzistuar kurrë dhe nuk mund të sigurohej. Të vetmet raste të regjistruara, sipas protokollit, ishin ato rreth kartonit të kuq dhe penalltisë.  Një karton i verdhë, qoftë i pari apo i dyti, nuk regjistrohen për VAR. Ne u përpoqëm të kërkonim regjistrimin, por ishte e pamundur”.

 

ÇFARË THA PECORARO – “Ishte gjyqtari i ndeshjes Inter-Juventus, Daniele Orsato, ai i cili më bëri të kem tensione me gjyqtarët. Kisha marrë shumë ankesa nga klube të ndryshme dhe grupe tifozësh. Mendoja se nuk do të gjenim ndonjë gjë të paparë, por për të qenë i sigurt u përpoqëm të hapim një hetim.

I kërkova Shoqatës së Arbitrave Italianë (AIA) dhe pastaj Lega Serie A, thjesht për të qenë i sigurt, audion e komunikimit mes arbitrit dhe arbitrave të tjerë në zonën e VAR. M’u desh të insistoja për ta pasur në dispozicion atë material, ndryshe çfarë prokurori jam. Ata m’i dhanë në fillim të sezonet tjetër, por pati një surprizë.

E hapëm dokumentin dhe i vetmi material që nuk ishte regjistruar ishte ai që ne donim: biseda mes Orsato dhe VAR kur Pjanic nuk u ndëshkua me karton të kuq. Arsyeja? Më thanë se aty ishte i gjithë materiali, nuk ka gjë tjetër. Na duhet që të ketë më shumë transparencë”, shprehej prokurori i FIGC, Giuseppe Pecoraro, i cili është larguar nga pozicioni i tij në dhjetor të vitit 2019. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!