Një person, i cili ka dalë për peshkim në liqenin e Pogradecit është zhdukur. Familjarët kanë humbur kontaktet me 58-vjeçarin, i cili kishte dale me varkë, prej orëve të para të mëngjesit.
Familjarët kanë denoncuar rastin në polici, ndërsa mjetet e Policisë Kufitare janë vënë në kërkim të personit që rezulton i humbur.
Deri tani kërkimet nuk kanë dhënë rezultat. Policia Kufitare ka njoftuar se edhe palën maqedonase, pasi dyshohet se varka mund të jetë shtyrë nga dallgët në pjesën tjetër të liqenit të Ohrit./abcnews.al