Avioni me të cilin udhëtonte sulmuesi argjentinas me origjinë italiane i Kardif Siti, Emiliano Sala, është zhdukur nga radarët teksa ishte drejtuar për në Nantes. Sipas policisë franceze lidhja mes radarit dhe avionit është ndërprerë teksa avioni ndodhej sipër tunelit të La Mansh.
Mediat britanike raportojnë se avioni i vogël ku ndodhej piloti dhe futbollisti mund të ketë rënë në det. Kërkimet kanë nisur që në orët e para të mëngjesit së të martës, por nuk është gjetur asnjë gjurmë.
Në Francë është shtyrë ndeshja në program për Kupën. /abcnews.al