Zhduket në rrethana të paqarta 56-vjeçari, motra apel për gjetjen e tij

schedule16:13 - 2 Shkurt, 2021

schedule 16:13 - 2 Shkurt, 2021

Spiro Gjeka, 56 vjeç është zhdukur në rrethana të paqarta një javë më parë. Kontaktet e fundit me familjarët, 56 vjeçari i ka pasur të hënën e kaluar në 25 janar.

Ai kishte shkuar të punonte në Dërnenas të Libofshës në një stan me bagëti. Por një ditë më pas 56 vjeçari u zhduk pa lënë gjurmë.

 “Kemi 7 ditë pa komunikuar. Vetëm një herë mori në telefon dhe nuk kemi pasur më kontakte. Provuam ta telefononim, por nuk ndryshoi gjë. Ne na lajmëroi një kushëri që punon në stan se vëllai nuk gjendej. Policia deri tani nuk ka zbuluar asgjë. Edhe shokët dhe banorët të fshatit kanë ndihmuar për ta gjetur, por asgjë deri tani. Gjeka ishte njeri i qetë nuk ngatërrohej me njeri, bënte punën e tij”, tregon mes lotësh e motra e 56-vjeçarit , ndërsa bën apel për gjetjen e tij.

Familjarët dyshojnë se 56 vjeçarit mund t’i ketë ndodhur ndonjë fatkeqësi dhe kërkojnë nga policia të përshpejtojë kërkimet për gjetjen e tij.

Spiro Gjeka nga fshati Mujalli bënte punë të ndryshme si punëtor dhe nuk kishte konflikte.

Pas zhdukjes së tij banorë dhe familjarë kanë bërë kërkime në zonë, por nuk kanë gjetur asnjë gjurmë të 56-vjeçarit.

Policia ka nisur hetimet gjithashtu, por ende nuk ka zbuluar asgjë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!