Kritiku i burgosur i Kremlinit Alexei Navalny është transferuar nga burgu ku vuante dënimin në një vend të panjohur.
Lëvizjen e ka bërë të ditur shefi i shtabit të opozitarit rus, në një deklaratë në aplikacionin Telegram, ku tha se askush nuk ka dijeni se ku është çuar Navalny.
Navalny, lideri më i lartë i opozitës në Rusi gjatë dekadës së fundit, u burgos për dy vjet e gjysmë për shkelje të lirimit me kusht në shkurt 2021 pasi u kthye nga Gjermania, ku ishte kuruar nga një helmim me agjent nervor në Rusi, për të cilin ai akuzon Kremlinin.
Më 24 mars, Navalny u dënua me nëntë vjet të tjera burg për mashtrim dhe shpërfillje të gjykatës. Kreu i opozitës thotë se akuzat ndaj tij janë të sajuara dhe synojnë të pengojnë ambiciet e tij politike.
Gjykatësi urdhëroi që Navalny, i cili është shprehur hapur kundër fushatës ushtarake të Rusisë në Ukrainë, pritet të transferohet në një burg të sigurisë maksimale, ku do të reduktohen të drejtat e tij për vizita./ abcnews.al