Zhduket 42-vjeçari në Gjirokastër

schedule20:32 - 5 Gusht, 2020

schedule 20:32 - 5 Gusht, 2020

Një 42-vjeçar nga Gjirokastra ka humbur kontaktet me familjen prej disa ditësh.

Gentian Vreka me origjinë nga Tepelena, prej ditësh po kërkohet nga familjaret e tij të cilët kanë kërkuar ndihmë për të vënë në lëvizje çdokënd që mund të ketë rënë në kontakt me 42-vjeçarin.

Informacionet me të fundit bëjnë të ditur se 42-vjeçari vuan nga sëmundje të shëndetit mendor dhe se për herë të fundit është parë në lagjen 18 Shtatori, pranë një kopshti fëmijësh.

Familjarët e kanë denoncuar një ditë më parë në Policinë e Gjirokastrës humbjen e Gentian Vrekës por deri më tani nuk ka asnjë gjurme të tij. /abcnews.al/