Gjenden të vdekur ushtarët amerikanë/ Lituani, 4 ushtarët ishin në stërvitje afër kufirit bjellorus

schedule19:05 - 26 Mars, 2025

schedule 19:05 - 26 Mars, 2025

Katër ushtarë amerikanë janë zhdukur në një zonë stërvitore jashtë kryeqytetit të Lituanisë.

Në një deklaratë ushtria amerikane tha se ushtarët po kryenin stërvitje taktike të planifikuar, kur u zhdukën papritur.

Transmetuesi publik lituanez raportoi se katër ushtarë dhe automjete amerikane u raportuan të zhdukur të martën pasdite gjatë një stërvitje në terrenin stërvitor në Pabradė, një qytet që ndodhet më pak se 10 kilometra nga kufiri me Bjellorusinë.

Aktualisht është duke u zhvilluar një operacion kërkimi, duke përfshirë personelin ushtarak, shërbimet e shpëtimit dhe zjarrfikësit. Policia lituaneze gjithashtu ka nisur një hetim.

Ka dyshime se ushtarët, që ishin me Brigadën e Parë, Divizionin e 3-të të Këmbësorisë, mund të kenë vdekur.

Media britanike Daily Mail raporton se ata janë gjetur të pajetë, por për këtë nuk ka ende një reagim zyrtar nga autoritetet amerikane.

Presidenti Gitanas Nauseda u tha gazetarëve se po marr vazhdimisht informacione që nuk mund t’i konfirmoj ende, duke shtuar se publiku do të informohet plotësisht pasi të verifikohen detajet.

Lituania është një anëtare NATO-s dhe shpesh ka pasur raporte problematike me Rusinë, aleate kyçe e Bjellorusisë.

Marrëdhëniet u përkeqësuan më tej me pushtimin e plotë të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022.

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!