Dy persona në Fier dhe Lushnje janë zhdukur një ditë më parë, duke humbur kontaktet me familjarët.
Policia bën me dije se një 29-vjeçar në Fier është larguar nga banesa dhe nëna e tij ka bërë kallëzim në polici një ditë më parë.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier është bërë shpallja në kërkim dhe po punohet për gjetjen e shtetasit J. H., 29 vjeç, banues në Fier, pasi në datë 06.11.2021 ka bërë kallëzim nëna e tij se djali është larguar nga banesa”, njofton policia.
Ndërkohë në Lushnje një 57-vjeçar i cili vuan nga sëmundja e depresionit është denoncuar i zhdukur nga vëllai i tij.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë është bërë shpallja në kërkim dhe po punohet për gjetjen e shtetasit I. N., 57 vjeç, banues në fshatin Çiflik i Ri, Lushnjë, pasi në datë 06.11.2021 ka bërë kallëzim vëllai i tij se 57-vjeçari (i cili vuan nga sëmundja e depresionit) është larguar nga banesa”, bën me dije policia.