Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Zhduken mbi dy tonelata uranium në Libi, rritet frika për sigurinë bërthamore

schedule15:48 - 16 Mars, 2023

schedule 15:48 - 16 Mars, 2023

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) dha alarmin se 2.5 ton uranium janë zhdukur nga një vendndodhje sekrete në Libi, pasi inspektorët e saj vizituan bazën, sipas Reuters.

Është e paqartë se kur u zhduk uraniumi. Inspektorët thuhet se donin të vizitonin vendin vitin e kaluar, por udhëtimi ishte shtyrë për shkak të luftimeve midis milicive të ndryshme libiane.

IAEA tha se vendi ku u ruajt uraniumi nuk ishte në territorin e kontrolluar nga qeveria. Në një deklaratë, IAEA tha se do të kryejë aktivitete të mëtejshme “për të sqaruar rrethanat rreth heqjes së materialit bërthamor dhe vendndodhjen e tij aktuale”.



Ekziston frika se uraniumi mund të përbëjë rrezik radiologjik, si dhe shqetësime për sigurinë bërthamore. Që kur ish-diktatori libian, kolonel Muammar Gaddafi u rrëzua në vitin 2011, vendi është ndarë në fraksione konkurruese politike dhe ushtarake.

Tani është e ndarë midis një qeverie të përkohshme në kryeqytetin Tripoli dhe një qeverie tjetër në lindje.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!