Steven Zhang nuk ka ndërmend të largohet nga Inter. “Gazzetta dello Sport” shpjegon planin e presidentit zikaltër për të rifinancuar borxhin dhe për të ruajtur pronësinë. Huaja e Oaktree skadon në maj të vitit 2024, kur kompania mbajtëse luksemburgase që kontrollon Inter do të duhet të shlyejë mbi 350 milionë në fondin amerikan. Nuk ka shumë kohë dhe është e qartë se një zgjidhje duhet të arrihet nga fundi i këtij viti dhe fillimi i vitit të ri.
Pavarësisht thashethemeve pak a shumë të besueshme, si propozimet e marra, nuk ka pasur asnjëherë interes konkret deri tani që të ketë çuar në një negocim me një blerës të mundshëm. Ka pasur disa fonde që kanë vlerësuar nëse do të kontaktojnë drejtpërdrejt për blerjen e klubit. Por ata pasi kanë studiuar situatën kanë vendosur ta lënë të qetë. Kjo edhe për shkak të shumës që Zhang kërkon për të shitur Inter: 1,3 miliardë euro.
Plani i presidentit, sërish sipas “Gazzetta dello Sport”, përfshin kontributin e fondeve që mund të rifinancojnë borxhin me Oaktree. Ditët e fundit janë duke u zhvilluar kontakte me të paktën disa fonde kreditore amerikane të interesuara për operacionin. Çështja lidhet me normat e interest. Ato aktuale me Oaktree janë vendosur në 12%. E objektivi i Zhang është mbyllja e kredisë së re me norma të ulëta./ h.ll/abcnews.al