Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zhang hap “thesin”, bordi i “zikaltërve” akordon bonusin për të kapur zonën Champions

schedule14:36 - 17 Prill, 2023

schedule 14:36 - 17 Prill, 2023

Me 5 ndeshje radhazi pa fitore në kampionat situata te “zikaltërit” e Inter nuk është më e mira e mundshme këtë sezon, me klubin që humbi 3 pozicione në renditje, duke shkuar kështu nga vendi i 2-të në të 5-tin, duke rrezikuar jo pak pjesëmarrjen në sezonin e ardhshëm të UEFA Champions League.

Për këtë arsye, sipas mediave italiane, bordi drejtues i “gjarpërinjve” të Milanos është duke menduar të akordojë një bonus për lojtarët në rast se ata arrijnë të paktën të sigurojnë vendin e 4-rt të kampionat, në fund të këtij sezoni.

Ndonëse ende vendimi nuk është marrë plotësisht apo nuk është publikuar një shifër se sa do shpërblehen lojtarët, bonusi është duke u diskutuar seriozisht. /i.m /abcnews.al 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!