Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zhang gjen zgjidhje te amerikanët, gati 250 milionë euro për të shpëtuar Interin

schedule12:37 - 24 Prill, 2021

schedule 12:37 - 24 Prill, 2021

Interi prej muajsh është në krizë të thellë financiare dhe nuk arrin të paguajë pagat e lojtarëve dhe këstet e blerjeve të verës. Kompania Suning, e ka shumë të vështirë të gjejë xhepa ligjorë dhe të investojë në klub dhe prej kohësh kërkohet zgjidhje.

Para pak kohësh ata nxorrën në shitje një pjesë të aksioneve të klubit dhe më pas kërkuan zgjidhjen për mes një kredie. Të enjten e ardhshme presidenti Zhang do të kthehet në Itali dhe duket se do e bëjë këtë bashkë me zgjidhjen e krizës së Interit.

Mësohet se ai ka arritur marrëveshjen me dy fonde bankare amerikane për marrjen e 250 milionë eurove. Mbetet për t’u parë nëse kjo do të jetë në formën e kredisë, apo kompanitë do të mbajnë një pjesë të pakicës së aksioneve të Interit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!