Zhaku, Lenci dhe Bobby, tre luanët që mbaheshin në gjendje të mjerueshme në një kosh privat në Shqipëri, janë dërguar në Holandë. Fotoja e luanit të quajtur Lenci i cili ishte i kequshqyer, me një sy të infektuar, mori vëmendje të madhe mediatike dhe u rrit presioni mbi autoritetet shqiptare për të shpëtuar kafshët e egra.
Kafshët u mbajtën në një kopsht zoologjik në Fier, në kushte tejet të mjerueshme.
“Nëse ata shërohen, siç shpresojmë, atëherë ndoshta ata do t’i dërgojmë në Afrikën e Jugut ku kemi një vend të madh për ta”, tha Ioana Dungler nga grupi i mirëqenies së kafshëve.
Ministri Blendi Klosi e cilësoi gjendjen e tyre “të turpshme” dhe vitin e kaluar urdhëroi inspektorët e mjedisit, policinë e Fierit dhe zyrtarët e mirëqenies së kafshëve për t’i marrë ato. Që atëherë kopshti zoologjik është mbyllur. Mediat lokale raportuan se nuk ishte regjistrua si kopsht zoologjik në regjistrin kombëtar.
“Shqipëria, një anëtare e NATO-s dhe kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian është një nga vendet më të varfra në Europë, kështu që vetëdija për mirëqenien e kafshëve mund të jetë e ulët.Luanët u transferuan nga Fierit në një kopsht zoologjik në Tiranë, ku kushtet ishin më të mira, por ende të papërshtatshme për kafshët e egra. Nuk ka diell, asnjë hije, pa shi në lëkurën e tyre dhe kjo nuk është e shëndetshme për një kafshë të egër”, tha Dungler.
Syri i Lencit është rikuperuar pas një operacioni, por shikimi i tij ende nuk është përmirësuar plotësisht./abcnews.al