Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Zgjonte shqiptarët me yoga. Ku ishte “zhdukur” prej vitesh Fatimja

schedule13:38 - 2 Shkurt, 2026

schedule 13:38 - 2 Shkurt, 2026

Pas shumë vitesh larg ekranit, Fatime Bici rikthehet në vëmendje jo si figurë televizive, por si një grua që i ka qëndruar besnike një misioni jetësor: jogës si mënyrë jetese dhe shërimi shpirtëror.
E njohur si zonja që futi për herë të parë ushtrimet e jogës në një televizion shqiptar, Fatimja zgjodhi më pas një rrugë më të qetë, por shumë më të thellë, jetën përtej famës, larg zhurmës mediatike.

Me profesion inxhiniere elektrike, ajo rrëfen se studimet fillestare nuk ishin kurrë pasioni i saj i vërtetë. “Ishte një profesion që nuk e doja aspak”, shprehet ajo, ndërsa momenti i njohjes me jogën do të ndryshonte përgjithmonë rrjedhën e jetës së saj.

Kur Fatime Bici nisi të studionte jogën, në Shqipëri kjo disiplinë pothuajse nuk praktikohej dhe nuk pritej me interes. Pikërisht kjo mungesë do ta shtynte të zhvendosej në Greqi, ku vijoi studimet profesionale dhe përkushtimin ndaj jogës, si në aspektin fizik ashtu edhe shpirtëror. Pas rikthimit në Shqipëri, ajo hapi studion e saj në Tiranë, por sërish vuri re se interesi ishte i vakët. Vendimi për t’u zhvendosur në Elbasan do të rezultonte një hap i suksesshëm: sot, Fatime Bici zhvillon klasa joge dhe vëren se në qytetet më të vogla njerëzit janë më të hapur ndaj përmirësimit të jetës përmes praktikave shpirtërore.



Prej 25 vitesh dedikim të pandërprerë, instruktoria e jogës beson fort se kjo disiplinë mund të parandalojë shumë sëmundje, ndaj këshilla e saj është e drejtpërdrejtë: “Ua them të gjitha grave dhe vajzave që ta praktikojnë jogën”. Joga është tashmë pjesë e familjes së saj. Vajza e Fatimes është gjithashtu e përfshirë në këtë praktikë, ndërsa bashkëshorti ndan një pasion tjetër për natyrën, alpinizmin, një harmoni perfekte mes trupit, mendjes dhe lartësive.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!