Një tragjedi i ka ndodhur një familjeje shqiptare në në Roseto degli Abruzzi, në Teramo të Italisë.
Matteo, djali i tyre 16 vjeçar humbi jetën pas një arresti kardiak teksa ishte në gjumë.
Gjithçka është zbuluar nga nëna e të riut, e cila fillimisht e thirri se duhej të zgjohej pasi ishte koha për të shkuar në shkollë.
“Zgjohu se do të ikësh në shkollë”, i tha ajo fillimisht duke vijuar në punët e mëngjesit.
Pas disa minutash nëna rikthehet tek krevati i të birit duke i thënë sërish të zgjohej, por kur ka parë se ai nuk po përgjigjej ajo e pa nga afër duke zbuluar se Matteo nuk lëvizte.
Ardhja e ambulancës nuk zgjidhi gjë, ndërsa më pas u zbulua se i riu vdiq për shkak të një arresti kardiak edhe pse nuk kishte asnjë problem shëndetësor. /abcnews.al