“Zgjohet” sërish vullkani Kubre Vieha në Spanjë

schedule14:45 - 27 Shtator, 2021

schedule 14:45 - 27 Shtator, 2021

Vullkani Kubre Vieha në ishullin Kanarie e La Palma  pas një ndërprerje të shkurtër këtë të hënë ka filluar që të nxjerrë sërish llavën.

Instituti Vullkanologjik i Ishujve Kanarie Involcan konfirmoi në Twitter se llava po shpërthente përsëri dhe përmes pamjeve të shpërndara në media shihet tymi që përhapet nga krateri i vullkanit.

Instituti i Gjeoshkencave në Madrid përmes një postimi në Twitter ka konfirmuar shpërthimin e vullkanit dhe ka kërkuar që të bëhet kujdes për të parë ecurinë e tij.

Ndërkohë një natë më parë autoritetet urdhëruan banorët e disa zonave bregdetare të qëndrojnë brenda nga frika se mos shkaktojnë tym toksik kur llava të arrijë në det./abcnews.al