Prania e Salt Bae në fund të ndeshjes finale të Kupës së Botës vazhdon të shkaktojë diskutime. Tani edhe FIFA po lëviz zyrtarisht.
Konfederata botërore në fakt ka hapur një hetim për inkursionin e shefit turk të kuzhinës. Për të kuptuar se si arriti të futej në fushë, për më tepër truofeu prej ari mund të preket vetëm nga një numër i kufizuar njerëzish, ku Nusret nuk përfshihet.
Akti i mitomanisë së Nusret Gokçe ka sjellë disa reagime të acaruara. Ish-kryetari i Crystal Palace, Simon Jordan komentoi: “Sigurisht që është miqësi. Ju e shikoni dhe thoni: pse duhet të ndodhë kjo? Ai nuk duhej të dilte në fushë. Ne nuk kemi nevojë për një kuzhinier të nivelit të lartë që vrapon nëpër fushë, duke përqafuar një lojtar që sapo ka fituar Kupën e Botës. Kjo nuk është ajo që duam”.
Për ta mbyllur, Gianni Infantino, numri një i institucioneve më të larta të futbollit është përjetësuar shpesh së bashku me personazhin e famshëm të Instagramit në restorantet e tij. Deri pak orë më parë 303 profile në rrjetin social Instagram , tashmë kaluan në 302. Kush mungon? Natyrisht Salt Bae, i hequr nga kontaktet e autoritetit më të lartë të futbollit në botë, pas polemikave të shumta që kanë lindur, të cilat kanë përfshirë drejtpërdrejt FIFA-n./ h.ll/abcnews.al