Ndërsa zgjimi të paktën një herë është normale, nëse ndodh më shumë se një herë në mes të natës, mund të jetë një shenjë e një problemi shëndetësor. Ka disa arsye që mund t’ju zgjojnë nga gjumi, përfshirë stresin. Ndërsa disa nga këto shkaqe mund të eliminohen me disa ndryshime të thjeshta të jetesës, të tjerat mund të tregojnë një gjendje mjekësore.
Keni Apnea të Gjumit
Apnea e gjumit është një ndërprerje e frymëmarrjes gjatë gjumit tuaj, dhe këto pauza në frymëmarrje mund t’ju bëjnë të zgjoheni. Për më tepër, mund të shkaktojë përgjumje gjatë ditës. Nëse përjetoni simptoma si gërhitja, gulçimi pas zgjimit, dhimbje koke në mëngjes ose vështirësi në përqendrim gjatë ditës, drejtohuni sa më parë tek mjeku.
Keni Pagjumësi
Ekspertët shpjegojnë se zgjimi i shpeshtë gjatë natës është një formë e pagjumësisë e shkaktuar zakonisht nga stresi. Lajmi i mirë është se në përgjithësi mund të trajtohet me ndryshime në stilin e jetës si një rutinë e shëndetshme e gjumit.
Kaloni shumë kohë para ekranit
E dini tashmë që qëndrimi i tepërt në pajisjet elektronike mund të prishë gjumin tuaj. Për të zvogëluar shanset për t’u zgjuar gjatë natës, largoni pajisjet të paktën 30 minuta para se të shkoni në shtrat.
Jeni të shqetësuar ose në depresion
Për disa njerëz, ankthi dhe depresioni mund të shkaktojnë lodhje ekstreme dhe përgjumje. Në të tjerat mund të shkaktojë pagjumësi. Sipas ekspertëve, ankthi dhe depresioni shpesh shkojnë paralelisht me pagjumësinë. /abcnews.al