Zgjoheni natën apo flini vonë: Çfarë tregojnë zakonet tuaja të gjumit për ju

schedule11:23 - 18 Qershor, 2020

schedule 11:23 - 18 Qershor, 2020

Gjumi është një nga aktivitetet më të rëndësishme që bëni, por secili nga ne ka zakone të ndryshme. Ka nga ata që zgjohen gjithmonë herët, ata që e gjejnë veten me sy në tavan në mes të natës dhe që e kanë të vështirë të flenë. Por, janë të paktë ata që e dinë, se këto detaje të vogla ndikojnë në jetën e përditshme.

Ekspertja e gjumi, Olivia Arezzolo, e cila shpjegon se çfarë tregojnë të gjitha këto zakone të ndryshme për ju, veçanërisht kur ato bëhen të rregullta, shkruan abcnews.al.

E keni të vështirë t’ju zërë gjumi

Është e rëndësishme të eliminoni çdo burim drite, nga smartphone në kompjuter kur dëshironi të flini, në këtë mënyrë trupi prodhon melatonin, duke u çlodhur ngadalë.

Zgjoheni në mes të natës

Shumë njerëz ndodh që të zgjohen në mes të natës dhe nuk janë më në gjendje të flenë përsëri për disa orë. Ky zakon mund të fshehë problemet e ankthit ose pamundësisë për t’u shkëputur nga puna dhe problemet e përditshme. Arsyeja pse zgjoheni është shumë e thjeshtë: stresi promovon prodhimin e kortizolit, hormonit adrenalinë që ju mban zgjuar.

Flini vetëm për disa orë

Shumë njerëz marrin sa më pak orë gjumë, të bindur se nuk kanë nevojë të pushojnë shumë për t’u ndjerë përsëri energjikë. E vërteta është se ky është një zakon i gabuar: privimi nga gjumi kompromenton lobin frontal, atë përgjegjës për vendimmarrje, gjykim dhe produktivitet mendor.

Keni ndjesi të re kur zgjoheni

Sidoqoftë, shumë veta ndjehen të përgjumur pasi zgjohen, aq sa dëshirojnë të kthehen për të fjetur përsëri. Kjo “mjegull truri” mund të vijë për shkak të disa arsyeve, dhe kryesisht dehidratimit, përgjegjëses kryesore për kthjellimin e mendjes. Në këto raste, këshilla është që të pini më shumë ujë gjatë ditës.

Zgjoheni dhe ndjeheni të çlodhur

Ata që zgjohen gjithmonë ndjehen të pushuar nuk janë vetëm një nga njerëzit më me fat në botë, por ata u japin të gjithëve prova që të flini si duhet është e mundur. Jepini përparësi kujdesit për veten, shmangni burimet e dritës nga dhoma e gjumit dhe pini një çaj kamomili para se të flini. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!