“Zgjohem çdo ditë në orën 5 të mëngjesit”, kush është fotografja shqiptare e fustaneve “fluturuese”

schedule08:37 - 2 Dhjetor, 2024

schedule 08:37 - 2 Dhjetor, 2024

Jorida Hoxha njihet si fotografja e fustaneve “fluturuese” në Itali. Ajo realizon sete gjigande me fustane 20 metra të gjatë. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Jorida ka treguar se zgjohet çdo ditë në orën 5 të mëngjesit për të nisur setet fotografike.

Sakaq, Jorida ka zbuluar se ka kërkesa nga shumë vende të botës, pasi e ftojnë kudo.

“Unë lëviz në gjithë botën tani, pasi shumë persona që bëjnë setet me mua, më ftojnë dhe në vendet e tyre, si në Amerikë. Një ose dy fustane, janë minimumi me mua me vete.

Unë përdor lente Cannon dhe ndriçim shtesë kur duhet. Unë kam një asistent, por kur kam gjëra më të veçanta, kam dhe dy.

Unë jam munduar që çmimet t’i mbaj gjithmonë të arsyeshme, por ky set nuk është si setet e tjera normale, pasi kërkon shumë punë”, tha Jorida./abcnews.al